Nevojat e përditshme, gjithmonë afër.
Jetesa moderne kërkon qasje të lehtë dhe të menjëhershme ndaj gjërave që na duhen çdo ditë. Në Haré Residence, këtë e kemi bërë realitet përmes një marketi të dedikuar brenda kompleksit – një zgjidhje praktike që i jep ritëm dhe komoditet jetës së përditshme të banorëve.
I pozicionuar në një pikë të lehtë aksesueshme nga të gjitha blloqet banimi, marketi i lagjes ofron një gamë të plotë produktesh ushqimore, produkte higjienike, pije, fruta të freskëta, dhe artikuj të përdorimit të përditshëm. Qoftë për një furnizim të plotë javor, apo për ndonjë nevojë të papritur, gjithçka është aty – pa pasur nevojë të largohesh nga lagjja.
Hapësira e marketit është projektuar me të njëjtën vëmendje ndaj estetikës dhe funksionalitetit që karakterizon gjithë Haré Residence. Ndriçimi natyror, qasja e lehtë, dhe ambienti i rregullt krijojnë një përvojë blerjeje të këndshme dhe të shpejtë.
Marketet janë më shumë sesa thjesht hapësira për blerje – ato bëhen pjesë e përditshmërisë, një vend ku ndalesh, takon fqinjët dhe ndihesh si në shtëpi.
Haré Residence mendon për çdo detaj – që jeta të jetë më e lehtë, më e thjeshtë dhe më e mirë për ban